Një raketë balistike me emrin e gjeneralit të vrarë nga forcat amerikane Kasem Sulejmani, është prezantuar ditën e sotme nga qeveria iraniane.

Raketa Balistike ka një rreze veprimi prej 1400 km. Përveç asaj Irani prezantoi edhe një raketë tjetër e cila ka një rreze paksa më të tkurrur, prej 1,000 km.

Pamje të raketave të reja u shfaqën në televizionin shtetëror, që bëri me dije se, dy objektet luftarake do të përforcojnë fuqinë mbrojtëse të Iranit, pavarësisht se prej kohësh SHBA janë munduar të ndalojnë programin e armatimeve në shtetin islamik.

Suleimani, ish-kreu i forcave elitë QUDS, u vra në janar  së bashku me komandantin e milicisë irakene Abu Mahdi.

Presidenti i vendit Hassan Rouhani, u shpreh se raketa kanë një rëndësi tejet të madhe për Iranin dhe do të përdoren vetëm për qëllime mbrojtëse.

Njoftimi i Teheranit vjen në një kohë kur SHBA po mundohet të rikthejë sanksionet ndaj vendit Islamik.