ATSH-DPA/ – Transportuesi ajror irlandez me kosto të ulët ”Ryanair” njoftoi sot një humbje neto për shkak të pandemisë së koronavirusit prej 185 milionë eurosh gjatë T2 2020 për të cilën tha se ishte më sfiduesja në historinë 35-vjeçare të tij.
Ndërkohë, gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, kompania kishte fituar 243 milionë euro.
Të ardhurat ranë 95%, në 125 milionë euro në tremujorin që përfundoi më 30 qershor.
Kompania vuri në dukje se më shumë se 99% e flotës së saj ishte e bazuar nga mesi i marsit deri në fund të qershorit në mes të ndalimeve të udhëtimit të futura në të gjithë Europën për shkak të pandemisë.
Gjatë T2 2020 fluturuan 500 000 pasagjerë, krahasuar me 41,5 milionë vitin e kaluar./ a.jor.