Elton Kikia, një gazetar me 13 vite eksperiencë, ka lënë profesionin dhe i është dedikuar fermës së tij me gomarica.

 

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, duke e konsideruar histori krenarie por edhe mbështetje thotë se historia e Eltonit ëahtë për tu marrë shëmbull.   Kujtojmë që kreu i bashkisë, Z.Llatja e prezantoi historinë e Eltonit si një nga krenatitë e Elbasanit, gjatë vizitës se kryeministrit Edi Rama në Elbasan.

 

Vetë Eltoni në fjalën e tij, ka theksuar se ishte një vendim i vështirë fillimisht,  dhe se nuk e përkrahu  askush, por ja vlejti.

 

 

Më tej, ai shtoi se të jesh gazetar në Shqipëri është shumë e vështirë.

“Të jesh gazetar në Shqipëri është goxha e vështirë. Një përqindje e vogël përfundojnë duke bërë karrierë në gazetari nga ata që mbarojnë shkollën e gazetarisë. Tregu është shumë i ngurtë. Dhe kur je në gazetari, ka shumë probleme.

Pagesa e vogël. Paga ka qenë një nga arsyet që zgjodha të bëja biznes. Media nuk është e pavarur në Shqipëri. Te ferma lodhem më pak se në gazetari dhe më sjell më shumë të ardhura”- tha ai.

 

Edlira XHERRI