ATSH/ – Presidenti Ilir Meta ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Përmetit, Dhimitër Nasi.

“Dita sot nisi e trishtuar me lajmin e ndarjes nga jeta të Dhimitër Nasit, kryetarit të parë të Bashkisë së Përmetit pas triumfit të demokracisë në Shqipëri! Ndihem i keqardhur për ndarjen, por dhe i nderuar që e pata nga miqtë më të mirë!”, është shprehur presidenti Meta.

“Familja Nasi humbi njeriun e shtrenjtë, Përmeti përcjell kryetarin e devotshëm, shoqëria u nda nga një qytetar me cilësi të rralla dhe Shqipëria ka nga sot një intelektual të përkushtuar më pak në kohën kur ka më shumë nevojë për shëmbuj si i Dhimitrit!”, ka theksuar Meta.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes, përmetarëve dhe miqve të tij kudo! U prehtë në paqen e përjetshme shpirti i tij fisnik!”, ka përfunduar Meta

Nasi ka qenë kryebashkiaku i parë i Përmetit, i cili ka ushtruar detyrën përgjatë viteve 1992-1996. Nasi u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.

/gj.mima/