Italia ka shënuar një ulje të numrit të personave të infektuar me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 11.641 raste të reja, nga 13.442 që ishin ditën e djeshme.

 

Po ashtu është ulur edhe numri i viktimave. Në 24 orët e fundit janë shënuar 270 persona që kanë humbur betejën me Covid-19, nga 385 që ishin ditën e djeshme.

Nga ana tjetër, Greqia vijon të ketë shifra të larta të rasteve të reja.

Në 24 orë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 733 persona dhe janë shënuar 21 viktima.

Në total, numri i të infektuarve ka shkuar në 163,946, kurse ai i viktimave në 5,972.