Qëndrimi brenda prej më shumë se dy muajsh shkaktoi rëndim të gjendjes psikologjike thuajse tek të gjithë, por më e rënduar situata paraqitet tek ata të cilët e kanë të vështirë ta kuptojnë ketë situatë. Ditët e izolimit sollën vështirësi sidomos tek fëmijët që vuajnë nga sindroma Down.
Xheni Dedja, është një prej tyre dhe karantina për të ishte shumë më e vështirë, pasi nuk përshtatej dot me këtë mënyre jetese. Me mbështetjen e nënës së saj, Xheni vijon mësimet pa ndërprerje.
Për nënën e saj këto ditë ishin një sfidë e vërtetë.
Tashmë që Elbasani është zonë e gjelbër, Xheni dhe të gjithë bashkëmoshatarët e saj mund të rikthehen në natyre për të shijuar “lirinë”, gjithnjë duke respektuar rregullat e distancimit social.
ELBASANINEWS.TV