Ylli Muça së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij jetojnë në çadër që prej nëntorit të vitit 2019 pasi banesa e tyre u shkatërrua plotësisht nga tërmeti.
Tashmë në kushtet e izolimit nevojat e kësaj familje janë shumë herë më të mëdha duke marrë parasysh faktin që kryefamiljari dhe njëra prej vajzave janë të sëmurë.
Edhe pse janë ndihmuar me ndihma ushqimore, duket se kjo nuk është e mjaftueshme
Si familja e Ylli Muçës në Shqipëri ka shumë, me qindra familje të cilët pasi vuajtën një fatkeqësi natyrore, si ajo e tërmetit të 26 Nëntorit, tani po vuajnë një tjetër fatkeqësi, atë të izolimit në kushte ekstreme, në kushtet e çadrës.
Elbasaninews.tv