Italia bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në hapësira e hapura, në të gjithë vendin, si një përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Italianët gjithashtu duhet të mbajnë maska në ambiente të mbyllura kudo, përveç në shtëpitë e tyre. Edhe pse rastet me Covid-19 janë shumë më të ulëta në Itali sesa në shumë vende të tjera evropiane, vendi ka pasur një rritje të vazhdueshme të infeksioneve.
Kryeministri Giuseppe Conte është shprehur se duhen masa të ashpra për të shmangur kthimin në një bllokim ekonomikisht shkatërrues.
“Nga tani e tutje, maskat dhe pajisjet mbrojtëse duhet të jenë me ne kur të dalim nga shtëpia jonë dhe të vishemi. Ne duhet t’i mbajmë ato gjatë gjithë kohës”, ka thënë ai.
Maskat duhet të mbahen gjithashtu në dyqane, zyra, në transportin publik dhe në bare dhe restorante kur nuk ulen në tavolinë për të ngrënë. Masat janë vendosur tashmë në disa pjesë të Italisë që kanë parë një rritje të infeksioneve, të tilla si Roma, por njoftimi i fundit i bën ato të detyrueshme në të gjithë vendin.
Italianët iu nënshtruan disa prej masave më të rrepta të bllokimit në botë kur vendi u bë i pari në Europë që u goddit nga koronavirusi në fillim të vitit.newsbomb