Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden ka bërë thirrje për t’i dhënë fund “sezonit të zymtë të ndarjes”, pasi vendi do të përballet me një dimër të gjatë dhe të vështirë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Në një fjalim për festën e Falënderimeve, ai tha se amerikanët ishin në luftë me koronavirusin, e jo me njëri-tjetrin.

 

Biden u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të heqin dorë nga festat tradicionale të festave pasi SHBA vijon të ketë një numër të lartë të të infektuarve.

“Unë besoj se ju gjithmonë meritoni të dëgjoni të vërtetën nga presidenti juaj. Ne duhet të ngadalësojmë rritjen e këtij virusi. Ne ua kemi borxh mjekëve dhe infermierëve dhe punonjësve të vijës së frontit. .. Ne ua kemi borxh bashkëqytetarëve tanë ,” tha Biden.

Në SHBA deri më tani 268,262 persona kanë humbur jetën nga kioronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 13,139,882.