Për shumë kafja është pjesë e pandashme e ditës.
Kjo pije popullore ne të gjithë botën ka karakterstikat e saj të thjeshta e të veçanta.
Ka aromë të fortë dhe zakonisht përbëhet nga kokrriza të vogla të bluara.
Gjithsesi në këtë artikull nuk do të flasim për kafen si pije, por për trajtimin e lëkurës me të.
Vetitë pastruese të kafes lëkurën e vdekur, janë të njohura tashmë po aq sa vetë produkti, ndaj AgroWeb.org po ju tregon disa kombinime ideale për çdo rast.
Me këto mënyra jo vetëm që do të keni lëkurë më të pastër, por edhe më të re.
Për fytyrën
Përbërësit
1 lugë çaji llum kafe (preferohet ekspres, por mund ta bëni edhe me llumin e kafes turke)
1 lugë çaji sheqer
1 lugë çaji vaj ulliri
Përgatitja
Në një enë të thellë shtoni llumin e kafes, sheqerin, vajin e ullirit dhe përziejini mirë përbërësit.
Më pas merrni pak në gishta dhe aplikojeni në fytyrë të pastër, fillimisht tek faqet me lëvizje të lehta rrethore.
Përhapeni masken në të gjithë fytyrën duke e fërkuar me kujdes dhe jo shumë ashpër në mënyrë që të mos e dëmtoni atë.
Bëjeni këtë për 2-3 minuta më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Në fund hidratohuni dhe ndjeni butësinë e lëkurës.
Për buzët
Kjo është nga mënyrat më të thjeshta për buzë të buta e të shëndetëshme.
Edhe ajo që shpjeguam më sipër funksionon, por nëse dëshironu të fokusoheni vetëm tek buzët dhe jo tek e gjithë fytyra provoni këtë metodë.
Përbërësit
1 lugë çaji llum kafe
1 lugë çaji mjaltë
Përgatitja
Vendosini të dy përberësit në një enë dhe përziejini mirë.
Do të formohet një masë ngjitëse të cilën merreni pak nga pak dhe aplikojeni me kujdes tek buzët e pastra.
Përhapeni maskën me lëvizje të lehta rrethore për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë.
Në fund lyejini buzët me një zbutës të posaçëm ose me pak mjaltë në mënyrë që të ruajnë butësinë.
Për trupin
Përbërësit
2 lugë gjelle llum kafe
2 lugë gjelle sheqer kaf
2 lugë gjelle vaj kokosi
Përgatitja
Bashkoni të gjithë përbërsit në një enë dhe vendoseni atë në ambientin e dushit duke bërë kujdes që mos t’i bjerë uji.
Merrni pak masë në duar dhe apilkojeni me lëvizje rrethore në një zonë të trupit që dëshironi.
Vazhdoni me lëvizjet për 2-3 minuta dhe përhapeni në të gjithë trupin.
Tek trupi aplikimi mund të jetë pak më i ashpër për shkak të trashësisë së lëkurës.
Kjo metodë është ideale për një masazh anticelulit në pjesën e këmbëve apo krahëve.
Pasi të keni mbaruar edhe nëse lëkura është paksa e kuqe mos u shqetësoni pasi do ta largohet menjëherë.
Shpëlani trupin me ujë të ngrohtë si zakonisht dhe më pas thajeni mirë.
Në fund vendosni kremin tuaj të preferuar të trupit për ta ushqyer më shumë lëkurën tuaj të butë./AgroWeb.org