Transporti urban publik në të gjithë Shqipërinë nuk do të rinisë punën më 15 qershor, nëse nuk plotësohen katër kërkesat e operatorëve. Vendimi për mosnisjen e transportit urban u mor nga përfaqësuesit e shoqatave një ditë pas protestës së zhvilluar para Ministrisë së Infrastrukturës.

Shoqatat Kombëtare të Transportit, në një letër drejtuar kryeministrit Rama, ministres të Financave, Anila Denaj, ministres së Infrastrukturës Balluku dhe ministrit Shalsi, kërkojnë edhe një herë plotësimin e 4 kërkesave që nga heqja e akcizës, TVSH-së, si dhe rimbursim për reduktim të kapacitetit dhe kategorive që udhëtojnë falas.

Operatorët e transportit publik në të gjithë vendin thonë se nëse këto kërkesa nuk do të plotësohen, puna nuk do të rifillojë. Për këtë arsye, ata sot kanë protestuar sot para Ministrisë së Transportit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Ky sektor për 3 muaj me radhë nga pandemia ndodhet në vështirësi dhe rikthimi në 15 qershor pritet të jetë sërish me probleme, pasi kërkohet respektimi i masave higjieno-sanitare duke përfshirë shërbimin për një numër të vogël qytetarësh.

Përfaqësues të Shoqatës paralajmërojnë përshkallëzim të protestave deri në plotësimin e kërkesave të tyre financiare. Qeveria vendosi që transporti publik të rinisë punën më 15 qershor me 70% të kapacitetit të lejuar dhe protokoll sigurie të miratuar nga Instituti i Shëndetit Publik, ndërkohë që kryeminsitri i vendit, Edi Rama, premtoi lehtësime të shumta fiskale për këët sektor.

Njohjen si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, si edhe zero taksa dhe po ashtu zero tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020. Sipas kryeministrit, gjithashtu brenda 2020 do të kryhet reforma e plotë ligjore/fiskale e sektorit dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i parë, por ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët.