Gjithë karrierën e tij e kaloi mbi letra duke projektuar e duke ndërtuar. Zor se e gjeje në shtëpi, pasi pjesën më të madhe të ditës e kalonte në punë. Një jetë të tërë si inxhinier, por që sot ka mbetur i mbyllur brenda 4 mureve.

Sali Dardha, 77 vjeç, tashmë pensionist, është duke kaluar ditët e karantinës në izolim, duke patur si mundësi lëvizjeje vetëm hapsirën e shtëpisë së tij. I ndërgjegjshëm për situatën dhe rrezikun që i kanoset, ai ka gjetur mënyrën se si të kalojë orët e gjata mbyllur.

Padyshim që izolimi e ka privuar nga gjërat e përditëshme, por ai thote se është i ndërgjegjshëm që qëndrimi brenda është në të mirë të tij, ndaj ka gjetur mënyrën se si të veprojë.

Për bashkëmoshatarët, por edhe për të rinjtë, të cilët lëvizin të lirë ende të pandërgjegjshëm mbi rrezikun që iu kanoset, Saliu ka një mesazh.

Dikur i projektonte, ndërsa sot ka mbetur i “burgosur” brenda banesës së tij, por me durimin dhe vullnetin se kjo gjendje do të kalojë dhe ai do të dalë që aty shëndosh e mirë.

Elbasaninews.tv