Pandemia e Covid-19 ka ndikuar edhe tek pacientët e spitalit psikiatrik të Elbasanit, të cilët ashtu si të tjerët janë detyruar që të qëndrojnë në karantinë. Gjendja është më e vështirë për ta, pasi edhe aftësia e tyre për të kuptuar situatën është e kushtëzuar.

Psikologia Adela Lamçja shprehet se kjo situatë ka ndikuar në rëndimin e gjendjes së pacientëve, edhe pse nga ana e tyre janë marrë të gjitha masat për t’i ndihmuar dhe qenë pranë.

Sipas psikologes në këtë situatë pandemie janë shtuar shqetësimet, me simptoma ankthi dhe frike.

Kjo situatë është duke rritur numrin e personave të cilët kanë probleme të ndryshme më shëndetin mendor.

Elbasaninews.tv