Pandemia e Covid-19 bëri që vendi të kalonte në izolim total dhe të ishte e pamundur të lëvizje për arsye sigurie. Por, nga ana tjetër pati edhe pasoja pozitive, ku shumë qytetarë iu drejtuan librit, si një mënyrë për të kaluar ditët e lira dhe të qëndrimit në shtëpi.

Që prej datës 18 Maj, një ndër objektet i cili u lejua të vijonte aktivitetin normal, ishte edhe biblioteka publike “Qemal Baholli” në Elbasan.

Gjatë një interviste me drejtoreshën e këtij institucioni, Aida Gashi, konfirmohet se kërkesa për të tërhequr libra nga fondi i bibliotekës në këto dy muaj ishte e lartë.

Leximi është një ndër mënyrat më të mira jo vetëm për të kaluar kohën e lire, por edhe për të mos pasur stres.

Elbasaninews.tv