Në Angli, pandemia e koronavirusit nuk ka arritur akoma kulmin, por 20 klubet e Premier League dëshirojnë të mbarojnë sezonin me çdo kusht dhe po studiojnë mënyrën më të mirë për ta bërë atë.

Siç raporton The Sun, kjo javë do të jetë vendimtare për të vendosur për rifillimin e kampionatit, që me siguri do të jetë në qershor. Sakaq e sigurtë është që ndeshjet do zhvillohen me dyer të mbyllura, për të kufizuar rrezikun e infeksionit. Sipas ‘The Mirror’ me kushtin e vetëm që të luhet federata ka vendosur në dispozicion stadiumin Wembley ku do të luhen katër ndeshje në ditë. Reuters raporton gjithashtu se Qendra Kombëtare e Futbollit në Parkun e St George, me 228 dhoma hoteli dhe 13 fusha futbolli, do të vihet në dispozicion të klubeve, të cilët mund ta përdorin atë si një bazë trajnimi në kushte karantine, në mënyrë që të stafi dhe lojtarët të jenë sa më afër të jetë e mundur.

Duke qenë se kështu pretendohet të mos ketë rrezik për shëndetin kryefjala është përfundimi i sezonit pavarësisht se ka ende 94 ndeshje për t’u zhvilluar. Arsyeja se përse duhet të ndodhi kështu nuk është vetëm për shkak të kërcënimit të FIFA-s, por edhe për parata e shumta që Premier League mund të humbasë nga të drejtat televizive.

Nëse kampionati nuk përfundon, klubet do të duhet të kthejnë 371 milion paund në Sky Sports dhe 50 milion për BT Sport, dy kanale që kanë të drejtat televizive. Një goditje e madhe edhe për futbollin e pasur anglez, i cili është gjunjëzuar si të gjithë të tjerët nga koronavirusi.

Disa klube kryesore kanë lajmëruar lojtarët se rifillimi i stërvitjes është caktuar për 11 maj. Pastaj tre javë përgatitje dhe më pas topi do rrotullohet në fushën e gjelbër, me Liverpool-in që bëhet gati të festojë kampionatin pas 30 vitesh pritje./shqiptarja/