/ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten euro dhe dollari amerikan forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.30 lekë dhe këmbehet me 109.03 lekë.
Ndërsa euro këmbehet me 124.21 lekë ose 0.03 lekë më shumë se ditën e mërkurë.
Sot Leku, në raport me paundin britanik dhe frangën zvicerane u forcua përkatësisht me 0.19 lekë dhe 0.38 lekë.
Sipas Bankës së Shqipërisë monedha britanike këmbehet me 136.79 lekë dhe franga zvicerane me 115. 41 lekë.
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë. /a.a/
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 109.03 +0.30
Euro EUR 124.21 +0.03
Poundi Britanik GBP 136.79 -0.19
Franga Zvicerane CHF 115.41 -0.38
Jeni Japonez (100) JPY 101.88 +0.19
Dollari Australian AUD 76.11 +0.03
Dollari Kanadez CAD 80.59 +0.51
Korona Suedeze SEK 12.00 0.00
Korona Norvegjeze NOK 11.68 +0.02
Korona Daneze DKK 16.69 0.00
SDR SDR 151.59 +0.93
Ari(OZ 1) XAU 196765.93 +25.84
Argjend(OZ 1) XAG 2092.93 -5.57
Juani Kinez (onshore) CNY 15.58 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 15.58 +0.02
Lira Turke TRY 15.90 +0.06