SANTIAGO, 16 qershor /ATSH-AFP/ – Kili zgjati edhe për tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme për të frenuar epideminë e koronavirusit, bazë ligjore që u mundëson në mënyrë të veçantë autoriteteve për të përdorur ushtrinë për të garantuar sigurinë publike.

“Bëhet fjalë për të mbrojtur jetën e qytetarëve të Kilit”, theksoi ministri i Mbrojtjes, Alberto Espina.

Masa, e dekretuar fillimisht më 18 mars, mundëson në mënyrë të veçantë mbajtjen e gjendjes së jashtëzakonshme në fuqi që prej tre muajsh dhe vendosjen e kufizimit.

Kili është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Vendi amerikano-jugor prej 18 milionë banorësh ka regjistruar 179 436 raste të diagnostikuara me COVID-19, prej të cilëve 3 362 kanë humbur jetën.

ATSH