ATSH-ANSA/ – Kina i kërkoi Britanisë së Madhe për të braktisur iluzionin e ndikimit të vazhdueshëm kolonial në Hong Kong dhe për të korrigjuar dhe shmangur dëmtimin e marrëdhënieve dypalëshe, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.
Kjo deklaratë vjen pas ndalimit të traktatit mbi ekstradimet me ish-koloninë, vendosur nga Londra.
”Kina dënon traktatin e ekstradimit me ish-koloninë të vendosur nga Londra dhe siguron se nëse Londra ndërmerr veprime të gabuara, Pekini do të reagojë fuqishëm”, theksoi ai.
”Mbaroi koha e artë e marrëdhënieve midis Kinës dhe Britanisë së Madhe? Ajo që ka rëndësie për zhvillimin nuk është çfarë të themi, por çfarë të bëjmë”, theksoi Wang duke kërkuar respektimin e ndërsjellë të interesave themelore respektive të shteteve./ /os