Në datën 1 Qershor, e cila përkon edhe me festën e ditës së fëmijëve, do të rihapen çerdhet dhe kopshtet, pas një periudhe prej afro 3 muajsh mbyllur si pasojë e koronavirusit, që izoloi Shqipërinë, ashtu si shumë vende në botë.

Por, si po vijojnë përgatitjet në tri ditët e mbetura nga afati?

Drejtoresha e Kopshtit nr 9 në Elbasan, Valbona Lala, në një intervistë për Tv Skampa, sqaron se përgatitjet po vijojnë dhe të hënën gjithçka do të jetë gati për të mirëpritur fëmijët.

Znj. Lala, bazuar te urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, tregon si do të bëhet pritja dhe përcjellja. Sinkron Valbona Lala Drejtoreshë e Kopshtit nr. 9 Bashkia e Elbasanit në përmbushje të udhëzimeve ka marrë të gjitha masat, që data 1 qershor të garantojë shëndetin e fëmijëve, ku do të dezinfektohen mjediset dhe lodrat.

Këtë rikthim në kopshte e favorizon edhe vetë stina e verës, pasi ka ulje të fluksit të fëmijëve në frekuentim dhe nëse infrastruktura është për 12 mijë vogëlushë në ditë, gjatë verës vijnë 3-4 mijë.

Elbasaninews.tv