ATSH/- Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Mircea Perpelea zhvilloi  ditët e fundit një vizitë në bashkinë e Korçës, që është edhe një nga qendrat e rëndësishme kulturore e komunitetit arumun.
Ambasadori i Rumanisë gjatë takimit me Kryetarin e bashkisë Korçë, Sotiraq Filo
vlerësoi marrëdhënia e mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme të  ekonomisë dhe kulturës.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, u vu theksi në zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me interes reciprok ku vend prioritar zë turizmi.

Kryetari Filo vuri në dukje potencialet e mëdha turistike të zonës së Korçës, ku krahas transformimit të qytetit në një destinacion gjithëvjetor të turizmit edhe pikat agroturistike të afirmuara tashmë si Voskopoja, Dardha etj janë zonat më atraktive për vizitorët e ndryshëm.