Irlanda është një nga vendet e cila ka konsumin më të lartë të alkoolit në Evropë.

Por këtë vit tubimet e mëdha nuk ka gjasa të lejohen, dhe ata mbi moshën 70 vjeç mund të kenë nevojë të qëndrojnë në shtëpi për një kohë të gjatë edhe pas lehtësimit të masave kundër Covid-19, paralajmëroi sot Ministri i Shëndetësisë Simon Harris.

“Ajo që nuk do të kthehet së shpejti janë skenarët në të cilët ne nuk do të jemi në gjendje të ndjekim me siguri rregullat e distancës shoqërore,”  tha Harris.

“Unë nuk mund ta imagjinoj se si njerëzit do të jenë në gjendje të ribashkohen për pije për aq kohë sa virusi është me ne dhe ne nuk kemi një vaksinë ose trajtim efektiv,” shpjegoi ai.

Shefi i shëndetësisë i Irlandës, Anthony Holohan tha të enjten se vala e parë e epidemisë së koronavirusit ishte e kufizuar në popullatën e përgjithshme.

Kjo ngriti shpresat se masat e karantinës do të hiqen nga 5 mai. Sidoqoftë, Harris paralajmëroi se çdo lehtësim i masave do të bëhet ngadalë dhe gradualisht.

“Unë do të doja të shoh një situatë në të cilën ne mund të zgjerojmë vendet ku njerëzit mund të shkojnë jashtë shtëpive të tyre,” tha ai.

“Jam i vetëdijshëm që kufizimi i shtëpisë ka të ngjarë të mbetet realitet për një kohë të gjatë, sepse ne e dimë se njerëzit, pasi të arrijnë një moshë të caktuar, janë të prekshëm. Por ekziston një mënyrë e sigurt për të dalë dhe shëtitur, “shtoi Harris.

Deri më tani, sipas rregullave të karantinës, Irlandezët mund të lënë shtëpitë e tyre për të bërë pazar ose për një stërvitje të shkurtër jo më larg se 2 km larg shtëpive të tyre.

Njerëzit mbi moshën 70 vjeç kanë udhëzime të qarta për të mos dalë fare.

Për më tepër, Harris vuri në dukje se do të dëshironte që shkollat të rihapeshin në një pikë, megjithëse pjesërisht. Kthimi i studentëve në shkollë edhe për një ditë në javë “do t’u japë familjeve një frymë (forcë) dhe unë mendoj se kjo do të ndihmojë,” tha ai.

/Ora News.tv/