ATSH – I. Vata/- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seance dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Altina Nasufi, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj, Pamela Qirko, pasi shqyrtuan provat dhe fakte për kriterin e ligjshmërisë se pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, vendosi që seancën për shpalljen e vendimit ta zhvillojë me 29 korrik.

Altina Nasufi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Dibrës, ku e ushtroi funksionin për një dekadë. Në vitin 2013, ajo u dekretua nga Presidenti i Republikës si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të vendos me 29 korrik ora 10:30, nëse Altina Nasufi, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit do qëndrojë ose jo në detyrë. /a.g/