Sistemi bankar ka zgjeruar portofolin e kreditimit këtë fillimviti për biznesin e vogël, në përgjigje të rritjes së sipërmarrjeve të reja në këtë sektor që është stimulur përmes zbatimit të politikës së qeverisë për taksa dhe TVSH zero për biznesin e vogël.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kreditimi i segmentit të biznesit të vogël shënoi një rritje dyshifrore gjatë muajve janar-shkurt 2021.

Sipas BSH-së, kreditimi nga bankat për biznesin e vogël u rrit me 11.35 % me bazë vjetore dhe ka arritur vlerën e 70.4 miliardë lekë në fund të shkurt 2021. /j.p/r.e/