Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, rezulton pozitiv me Covid-19.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kurti njofton se pas disa simptomave ka vendosur të bëjë testin për Covid-19, dhe ka dalë pozitiv.
“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim. Gjithë të mirat, Albini”, shkruan ish-kryeministri i Kosovës Allin Kurti.
Kurti është ndër të paktit politikanë shqiptarë që pasi ka rezultuar pozitiv ka zgjedhur t’ua japë vetë lajmin qytetarëve tëë Kosovës dhe gjithë mbështetësve të tij, ndërsa ka theksuar se për 2 javë do qëndrojë i vetëkarantinuar.
Kujtojmë se deri më tani në Kosovë 669 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 18.345.newsbomb