Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Zurich të Zvicrës. Një 18-vjeçare shqiptare me origjinë nga Kosova është arrestuar nga policia me akuzën e vrasjes së të atit të saj.

Pas një konflikti në familje, policia gjeti të plagosur në apartament kryefamiljarin 47 vjeçar, gruan 50-vjeçare dhe vajzën 18 vjeçe.

lagja.jpg

47-vjeçari kosovar me nënshtetësi zviceriane i cili ndërroi jetë nga plagët e marra, mësohet të jetë Valentin.T, gruaja e tij Marina.T dhe vajza Jasmin T, këto të fundit po marrin trajtim mjekësor në spital.

spitali.jpg

Djali i viktimës, Flurin T. 21 vjeç  i tha BLICK të enjten: Unë nuk di asgjë.  Është gjëja më e keqe që mund të ndodhte. U largova nga shtëpia herët këtë mëngjes. Para se të dilja, e putha babanë tim.

djali.jpg

Babai i dy fëmijëve, Valentin T., u zhvendos nga Kosova në Zvicër në moshën 17 vjeçare. Ai kishte bërë punë të ndryshme gjatë kësaj periudhe, por së fundmi kishte hapur një biznes makinash që e drejtonte me gruan Marina. Newsbomb