Kryeministri Hoti njofton se ka dhënë pëlqimin e tij për dërgimin e kërkesës te Presidenti Hashim Thaçi për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael.

“Sot, në një takim konsultativ me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dhash pëlqimin për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael.

Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vjen si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Hoti.

Kujtojmë se, në marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington, me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump, Izraeli pranoi të njihte Pavarësinë e Kosovës “si kusht” që dy vendet (Kosova dhe Sebria) të firmosnin marrëveshjen për normalizim ekonomik.