Kryeministri britanik Boris Johnson ka lajmëruar këtë fundjavë se nga e enjtja e deri në 2 dhjetor, vendi do të futet në karantinë të përgjithshme për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19.
Mirëpo, pas kësaj deklarate të Johnson, britanikët janë dyndur nëpër supermarkete duke krijuar radhë dhe grumbullime të mëdha si në mars, kur gjithë bota u fut në izolim, raporton newsbomb.al. “Blerësit e panikosur” shkruajnë mediat vendase kanë mbushur karrocat me letra higjenike.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm autoritetet në Britaninë e Madhe kanë bërë të ditur se izolimi mund të zgjatet edhe përtej 2 dhjetorit nëse virusi nuk vihet nën kontroll. Afro 85 mijë persona mund të humbasin betejën me Covid-19 këtë dimër shkruajnë autoritetet.