Janë rikthyer mbrëmë ne Shqipëri ekipi i 2-të me 59 infermierët shqiptarë që shkuan ndihmë të Italisë.

Ata ishin nisur nga Shqipëria në 21 prill drejt vendit fqinj në shenjë solidariteti për të përballuar luftën me Covid-19.

Ndërkohë, pak ditë më parë përfundoi edhe misionin grupi i parë i 10 mjekëve dhe 20 infermierëve shqiptarë të cilët shërbyen në spitalet e rajonit të Lombardisë në ndihmë të kolegëve të tyre italianë.

Grupi me 30 mjekë dhe infermierë u nisën drejt Italisë me 28 mars dhe dy ditë më vonë, me 31 mars ata filluan punës.

/Ora News.tv/