Rrugët e Parisit dhe disa qyteteve të tjera francese u shkretuan mbrëmjen e djeshme pasi hyri në fuqi urdhëri i ri.

Rreth 20 milion francezë e kanë të kufizuar daljen e tyre për një muaj në qytete si Marsejën, Lion, Lille dhe Toulouse, si dhe kryeqytetin, nga 21:00 deri në 06:00 nuk lejohet asnjë lëvizje, këto masa janë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Shumë biznesmenë janë ankuar duke thënë se akoma nuk kanë arritur të kalojnë krizën e mbylljes së parë, ndërsa tani po marrin një goditje tjetër.

Ditën e djeshme Franca raportoi një numër rekord të rasteve të reja me 32,427 infektime, ndërsa një ditë më parë regjistroi 25,086 raste të reja.

download.jpg_114954564_mediaitem114954563.jpg_114954175_mediaitem114954174.jpg