Bashkë me partnerët tanë të zakonshëm nga UNICEF Albania që na janë gjendur në çdo moment të vështirë dhe me kolegen time deputete Blerina Gjylameti ? ishim në shkolla të ndryshme të zonës së ish-Kombinatit, ? Tiranë, për të bashkëbiseduar me nxënësit e mësuesit mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor, si dhe për të parë nga afër masat e ndërmarra anti-COVID.
Njëkohësisht, në sajë edhe të kontributit të #UNICEFAlbania, ? shpërndamë tableta digjitale për nxënës të prekur nga tërmeti i vitit të shkuar, nga kategori në nevojë, si dhe nxënës me #aftësindryshe me qëllim që askush të mos ketë vështirësi në ndjekjen e mësimit edhe në kushte shtëpie kur është nevoja.
Mirënjohje! ?