ATSH/ -Kuvendi miratoi sot pr/ligjet dhe aktet normative në rendin e ditës.
Kështu Kuvendi miratoi më 81 vota pro, 9 kundër dhe 3 abstenim Projektligjin “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”
Kuvendi miratoi Aktin Normativ “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar”” me 86 vota pro, 8 Kundër dhe 6 abstenim.
Kuvendi miratoi Aktin Normativ “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar” me 87 vota pro, 11 kundër dhe 2 abstenim.
Kuvendi miratoi Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin, “Për sportin” me 87 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenim.
Kuvendi miratoi Projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar” me 81 vota pro, 12 kundër dhe 7 abstenim
Kuvendi miratoi Projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, me 81 vota pro, 12 kundër dhe 7 abstenim.
Kuvendi miratoi Projektligjin “Për një ndryshim në ligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” me 82 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenim.
Kuvendi miratoi Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare” me 85 vota pro, 11 kundër dhe 4 abstenim.
Kuvendi miratoi Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””, me 83 vota pro, 10 kundër, 7 abstenim.
Kuvendi miratoi Projektligjin “Për disa shtesa në ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit” me 80 vota pro, 12 kundër dhe 7 abstenim.
Kuvendi miratoi Projektligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues”me 85 vota pro, 10 kundër dhe 3 abstenim.
Kuvendi miratoi Projektligjin “Për shtetësinë” me 84 vota pro, 8 kundër dhe 3 abstenim.
Kuvendi miratoi Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” me 95 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim.
/gj.mima/ /a.g/