ATSH/ -Kuvendi miratoi sot zgjatjen e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Me kërkesë të qeverisë, gjendja e fatkeqësisë është shtyrë deri në datën 23 qershor, teksa vendi ndodhet në vështirësi për shkak të situatës me COVID-19.
Kuvendi u mblodh në një seancë plenare, ku miratoi me 91 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin” të ndryshuar.
/gj.mima/ /a.g/