Rita Ora dhe partneri i saj, Taika Waititi përfliten prej kohësh se kanë planifikuar martesën, po duket se ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në fshehtësi të plotë. Spekulimet nisën pasi Taika është fotografuar me një unazë në gisht.

Ka qenë motra e Ritës, Elena, e cila ka postuar një foto të regjisorit, ku bie në sy dhe unaza. Kjo foto vjen pas thashethemeve se ata kanë nisur të planifikojnë ceremoninë. Miq pranë çiftit konfirmuan se ata duan të mbajnë një ceremoni të madhe martese në Londër këtë vit.Mbetet për t’u parë.