Një shtet tjetër europian ka vendosur masa te reja për ata që udhëtojnë drejtë Danimarkës si masë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Ministri i Teansportit Benny Engelbrecht në një konferencë për shtyp tha se nga data 9 janat (sot) nuk do të lejohet të fluturojë asnjë aeroport danez pa kontrolluar që të gjithë pasagjerët në bord të jenë negativë për koronavirusin.

 

“Që nga 9 janari në 17:00, asnjë kompani ajrore nuk do të lejohet të fluturojë në një aeroport danez pa kontrolluar që të gjithë pasagjerët në bord të jenë negativë për koronavirusin e ri”, tha Engelbrecht.

Ai bëri me dije se do të përjashtohen nga këto masa fluturimet e brendshme dhe ato që vijnë nga Groenlanda dhe Ishujt Faroe, territore autonome daneze dhe për fëmijët nën moshën 12-vjeç.

Testi negativ nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë dhe ky rregull do të zbatohet për të gjithë, shtetas danezë ose të huaj.

Engelbrecht bëri me dije se këto masa do të jenë në fuqi të paktën deri më 17 janar.