Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Katjel të Prrenjasit në orët e paradites së sotme.
Një 13-vjeçar A.D. ka shkuar të lahej në një rezervuar pranë ish-minierës së Katjelit, ku për pasojë fëmija është mbytur.
Mësohet se rezervuari eshte i nje thellesie prej 1 m nga i cili, i mituri nuk ka mundur dot te dale.
Informacion paraprak NGA D.V.P ELBASAN
Më datë 23.05.2020 në fshatin Katjel, Prrenjas shtetasi E.D., 13 vjeç, dyshohet se aksidentalishtë ka rënë në një gropë me ujë, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
eLBASANINEWS.TV