ATSH-DPA/ – Gjiganti koreano-jugor i teknologjisë, “LG Electronics” dhe furnizuesi kanadezo-austriak i pjesëve të makinave “Magna” kanë bashkuar forcat për të ndërtuar përbërës për makina elektrike, njoftuan sot dy kompanitë.

Sipas LG, kompania e re “LG Magna e-Poëertrain do të vlejë rreth një miliard dollarë.

“Ndërmarrja e përbashkët, e cila është vendosur të finalizohet në korrik, do të punësojë më shumë se 1 000 persona në Korenë e Jugut, SHBA dhe Kinë”, thanë LG dhe Magna.

Kompania “LG” do të ketë në pronësi 51 % të ndërmarrjes së përbashkët dhe pjesa tjetër do t’i përkasë “Magna”-s, që është një nga furnizuesit më të mëdhenj të automjeteve në botë.

Kompania e përbashkët planifikon të prodhojë përbërës kryesorë, të tillë si motorë elektrikë dhe karikues, si edhe të furnizojë sisteme energjie për disa prodhues të makinave.

Aksionet e LG-së arritën çmimin e tyre më të lartë në gati 10 vjet pas njoftimit./ /ervo/