Një difekt në nënstacionin elektik i cili furnizon bashkinë e Librazhdit me energji elektrike ka bërë që, që prej ores 22:00 të mbrëmjes së shkuar Librazhdi të jetë pa energji elektrike. Kjo ka sjell edhe probleme të shumta përsa i përket biznesit, kryesisht atyre të furrave të bukës, të cilat sot nuk kanë mundur të prodhojnë dhe si rrjedhojë t’i lënë qytetarët pa bukë. Ata shprehen se zgjidhja e vetme që kanë gjetur ishte ta porosisnin nga qytetet fshqinje.

Shqetësuese situata është edhe për tregtarët e marketeve dhe ata te mishit, pasi rrezikojnë që produktet e tyre të prishen pasi frigoriferët nuk punojnë.

Pa energji ka mbetur edhe spitali i Librazhdit edhe pse me vendosjen e gjeneratorëve në punë shërbimi ofrohet normalisht. Burime pranë drejtorisë së OSHE Elbasan bëjnë me dije se puna për riparimin e defektit vijon që prej mbreëmjes së shkuar.

Elbasaninews