Prej 3 vitesh tashmë familja Qoshku nga Librazhdi është duke jetuar në kushte ekstreme. Banesa në të cilën kjo familje jeton është drejt rrënimit edhe pse kërkesat për ndihmë kanë qenë të shumta.

Prej 3 vitesh ata kanë kërkuar ndihmë edhe nga institucionet qeveritare, por deri më tani asngjë nuk është bërë për ta. Banesa ku jetojnë dhe ku po rriten fëmijët rrezikon t’i zërë brenda, pasi dëmtimet në infrastrukturë janë shumë të mëdha.

Me shfaqjen e problemeve të para, familja Qoshku ka vene ne dijeni edhe institucionet vendore, por deri me tani askush nuk i ka ardhur në ndihmë ndaj ata apelojnë për të. Nje tjeter shqetesimi jo pak i vogël për familjen Qoshku eshte edhe permbytja e katit te pare ne banesen e djalit te tyre sa herë që ka reshje shiu.

Kjo sipas tyre ndodh për shkak të mungesës së kanaleve kulluese përgjatë rrugës. Kjo situatë po ashtu po i shkakton konflikte edhe me komshinjtë.

Kryefamiljare Kushtet për këtë familje janë duke u bërë shumë të vështira ndaj ata luten për ndihmë nga kushdo.

Elbasaninews.tv