Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se “draftligji i ri për bletarinë tashmë është në fazën finale të konsultimeve dhe pritet që së shpejti të kalojë në Parlament për të ridimensionuar dhe rregulluar tërësisht këtë sektor që nga mbarështimi i bletëve deri në shitjen e produkteve”.
Në Ditën Botërore të Bletës, Krifca gjatë një takimi të organizuar në Tiranë, nga Ambasada Sllovene në Tiranë me sipërmarrës të këtij sektor dhe gazetarë theksoi se “mbështetja e qeverisë për këtë sektor nuk do të mungojë, madje do të adresohen risë për zhvillimin e bletarisë sipas modeleve më të mira evropaine”.
Në vendin tonë janë afro 8200 familje që merren me rritjen e bletëve, ndër ta janë profesionistë të cilët e kanë biznes, por edhe individë që e zhvillojnë këtë aktivitet për pasion.
Vlera kapitale e gjithë sektorit llogaritet në afro 72 milionë euro, ndërsa subvencionet nga qeveria dhe programi IPARD në mbështetje të Bletarë po shtohen nga viti në vit.




























