Operacioni humanitar në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19 ka vijuar si çdo ditë me shpërndarjen e pakove ushqimore pranë familjeve në nevojë në Rajonin Nr 1, në Elbasan. Vetë kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Florenc Spaho, kanë asistuar në shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore.
Llatja, gjatë shpërndarjes së pakove u siguroi familjeve se askush nuk do të mbetet pa ndihmë në këto ditë të vështira.
Ashtu sikurse kryebashkiaku Llatja, edhe deputeti Spaho, gjatë dhënies së pakove ushqimore shprehu gadishmërinë e tij për të ndihmuar çdo familje në nevojë në këtë situatë të vështirë në të cilën gjendet vendi. Z.Spaho nuk nguroi pa falenderuar kreun e bashkisë dhe të gjithë ekipin për gadishmërinë që po tregojnë në përballimin e kësaj situate pandemie.
Nisma më e re e bashkjisë së Elbasnit titullohet “F A M I L J A PËR F A M I L J E N” dhe kryetari i bashkisë shprehet se në këto ditë të vështira për vendin, duhet të jemi më shumë se kurrë bashkë dhe të solidarizuar. Z.Llatja shton se sot kur nevoja është më e madhe është detyrë patriotike për t’ju gjendur familjeve në pamundësi.
Elbasaninews.tv