Pas gati dy muajsh garë, Kampionati i Gjimnazeve të Elbasanit ka ulur siparin me një finale plot emocione dhe rivalitet sportiv.
Në ndeshjen përmbyllëse u përballën gjimnazet “Kostandin Kristoforidhi” dhe “Dhaskal Todri”, duke dhuruar një spektakël sportiv dhe duke treguar pasionin e të rinjve për futbollin. Në përfundim të takimit, ekipi i Gjimnazit “Dhaskal Todri” u shpall kampion, pasi mposhti kundërshtarin me rezultatin 3-1.
Përgjatë rreth dy muajve, në këtë kampionat morën pjesë 12 skuadra të gjimnazeve të qytetit, të cilat u angazhuan në një garë që promovoi jo vetëm sportin, por edhe bashkëpunimin, disiplinën dhe frymën e ekipit mes të rinjve.
Në finalen e kampionatit ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Elbasan, , i cili përgëzoi organizatorët dhe pjesëmarrësit, duke vlerësuar rëndësinë e aktiviteteve sportive në edukimin dhe aktivizimin e të rinjve.
Organizatorët e konsideruan këtë edicion një sukses, ndërsa theksuan se aktivitete të tilla kontribuojnë në promovimin e jetës aktive dhe zbulimin e talenteve të reja sportive në shkollat e Elbasanit.




























