Kryetari i Bashkisë së Elbasanit zhvilloi një dëgjesë me përfaqësues të Këshillit Rinor me të cilët diskutoi rreth projektit për Qendrën Rinore. Me masa të rrepta anticovid, të rinjtë ndanë mendimet e tyre rreth rikonstruksionit të kësaj qendre dhe funksioneve që duhet të përmbushë ajo. Nga ana e tij Z. Llatja vlerësoi angazhimin e të rinjve me idetë dhe sugjerimet e tyre inovatore, në dobi të zhvillimit të qytetit.
Drejtoresha e Urbanistikës pranë Bashkisë së Elbasanit shpjegoi në detaje projektin e ri për rikonstruksionin e Qendrës Rinore, sallën kryesore me kapacitet prej 200 personash si dhe të gjitha standardet e sigurisë.
Të rinjtë kërkuan më shumë terrene sportive në dispozicion si një mundësi për t’u aktivizuar në kohën e lirë dhe për të qëndruar larg veseve. Po ashtu edhe mundësi për aktivitete kulturore.
Kryetari i Bashkisë sqaroi më tej se për shkak të Covid, investimi për terrenet sportive në gjimnazet Dhaskal Todri dhe Kostandin Kristoforidhi u ndërpre, por ky investim do të vijojë dhe këto hapësira do të jenë edhe në dispozicion të komunitetit. Edhe terrenet sportive dhe palestrat gjithashtu, edhe në shkolla të tjera do të jenë në dispozicion të të rinjve të zonës due plotësuar në këtë mënyrë nevojat e tyre për t’u argëtuar, por edhe stërvitur.