ATSH-AFP/ – Mijëra persona kanë humbur jetën në shtëpitë për kujdesin e të moshuarve në Britaninë e Madhe, mbi shifrat zyrtare, konfirmoi një organizëm përfaqësues për këtë kategori “Care England” që parshikon një shifër prej 7 500 të vdekur.
“Britania e Madhe numrëon 14 576 viktima nga COVID-19”, sipas bilancit të publikuar së fundi.
Por, kjo shifër përfshin vetëm vdekjet në spital të pacientëve të testuar pozitiv.
“Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS), që numëron të vdekurit më gjerësisht por me një vonesë dhjetë ditore, numëroi 217 të vdekur më 3 prill në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, në Angli dhe në Uells”, sipas raportit të saj të fundit javor.
Pas mbledhjes së të dhënave “Care England” që përfaqëson shtëpi të pavarura të kujdesit për të moshuarit, vlerëson se numri aktual i vdekjeve është shumë më i lartë.
“Nëse shikojmë disa nga nivelet e vdekshmërisë që nga 1 prilli dhe i krahasojmë ato me normat e viteve të kaluara, vlerësojmë se rreth 7 500 persona mund të kenë humbur jetën si pasojë e COVID-19”, theksoi për të përditshme “Telegraph”, Martin Green, drejtor i përgjithshëm i “Care England”.
Ai theksoi se pa ekzaminim ishte shumë e vështirë të jepet një shifër e saktë e numrit të vdekjeve.
I pyetur në lidhje me shifrat e ONSë-së nga një komision parlamentar, Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock pranoi se numri i vërtetë i të vdekurve në shtëpitë për kujdesin e të moshurve ishte më i madh dhe siguroi që një numër zyrtar do të publikohej shumë shpejt./ /ec/