Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me kalimet e figurave të LSI-së në Partinë Socialiste.
Rama u pyet nëse këta persona, që si pjesë e LSI-së quhen të korruptuar, a nuk janë të korruptuar kur kalojnë tek PS.
Sipas kryeministrit, LSI-ja është një projekt që duhet zhbërë. Rama u shpreh se nuk ka të bëjë me individët, por për sistemin.
“Ke dëgjuar ti ndonjëherë që unë të flas për këta njerëz në opozitë.
Quarja për skrap e LSI-së, praktikisht një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, po i tradhtuar nga Lulzim Basha. Unë nuk e kam tradhtuar. Lulzim Basha e ka tradhtuar këtë projekt, ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë që të quar LSI për SPAK dhe sot është thjesht një aksionar i sh.p.k. të katër ortakëve, ku Basha është ortaku minimal. Se ortakë kryesorë janë Berisha me Metën.
LSI është një projekt që duhet zhbërë dhe nuk ka lidhje me individët. Unë e kam thënë që nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, janë sistemet që korruptojnë njerëzit . Unë mendoj se LSI-ja është një sistem që huhet zhbërë komplet”,- tha Rama.
Ai foli edhe për borxhin që deklaroi se i ka Durrësit. Ai tha se lidhet personalisht me të.
“Përsa i përket borxhit, lidhet me jetën time, me fëmijërinë, time me mua personalisht. Durrësi ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe duket se është shumë më mbrapa, por nuk është mbrapa, por ka nevojë për një shtysë të re”,- tha Rama.
news bomb