ATSH/ Nxitja e prodhimit bujqësor dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për daljen e tij në treg kanë qenë në fokus të vëmendjes së bashkisë së Lushnjës.

Për t’i ardhur në ndihmë fermerëve të fshatit Xibrakë, në kryerjen e punëve të përditshme, po punohet intensivisht në hapjen e rrugëve që lidhin parcelat.

Këto ndërhyrje konsiderohen mjaft e rëndësishme, pasi lehtëson ndjeshëm punën e fermerëve dhe përmirësojnë infrastrukturën bujqësore.

Mbështetja ndaj zonave rurale mbetet një prioritet i bashkisë së Lushnjës, e cila në vijimësi ka investuar veçanërisht në infrastrukturën rrugore.