/ATSH-AFP/ – Banka e Spanjës njoftoi sot se parashikonte një rënie nga 6,6% në 13,6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekonomisë së katërt të zonës euro në 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.
“Kjo rënie do të jetë e pazakontë në historinë e fundit të vendit, edhe pse përmasat e saj i lidhen me shumë pasiguri që kanë të bëjnë me kohëzgjatjen e kufizimit, të dekretuar më 14 mars në Spanjë dhe që do të zgjatet deri më 9 maj, theksoi Banka Qendrore në një komunikatë.
“Këto parashikime janë të përkohshme dhe me shumë gjasa do të ndryshojnë në muajt e ardhshëm në funskion të zhvillimit të epidemisë”, shtoi Banka.
Nëse kohëzgjatja e izolimit është e kufizuar në tetë javë domethënë deri më 9 maj, rënia e PBB-së mund të arrijë nga 6,6% në 8.7%. Rënia mund të arrijë në 13.6% nëse mbyllja arrin dymbëdhjetë javë dhe kthimi në normalitet nuk është i plotë në fund të vitit, veçanërisht në turizëm./ /ec/