ATSH-AA/ – Në Malin e Zi është shpallur epidemia e koronavirusit në gjithë territorin e shtetit.
Trupi koordinues kombëtar për sëmundjet infektive ka marrë një vendim i cili e bën të detyrueshëm mbajtjen e maskës mbrojtëse në të gjithë territorin e vendit që nga sot.
Aktualisht ka gjithsej 1 920 raste aktive të koronavirusit.
“Do të jetë e detyrueshme të mbani maska mbrojtëse jashtë dhe brenda në të gjithë Malin e Zi, përfshirë fëmijët mbi moshën 7-vjeçare. Maska nuk është patjetër të mbahet në plazhe dhe në parqet kombëtare, me kusht që të ruhet distanca fizike”, thuhet në vendim.
Trupi koordinues kombëtar ka vendosur një sërë masash të reja të përkohshme që synojnë parandalimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit ndërsa njëkohësisht lehtësohen masat në disa komuna ku është zvogëluar rreziku epidemiologjik.
Masat e reja kufizojnë grumbullimin e personave në të gjithë territorin e shtetit në maksimum 40 persona në vende të hapura publike dhe në 20 persona në ato të mbyllura, me detyrimin për të respektuar distancën fizike prej së paku dy metrash./ /os/