Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koqari janë shëruar dhe po ashtu edhe dy infermierë e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme.

Në total deri tani janë shëruar 36 personel shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu:

#LajmetëMira për stafet mjekësore ?

Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga #COVID19??

Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit✅ Deri tani 3️⃣6️⃣ personel mjekësor janë #shëruar nga COVID-19 ✅

2️⃣4️⃣8️⃣ pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?

Top Channel