Ishte 37-vjecar kur zbuloi se një 82 vjecar, Nevruz Likometa, ish-kryetar i sindikatës së transportit dhe pronar i agjencisë turistike Likometa Travel i ngacmonte seksualisht nënën e vet.

Skënder Krasniqi, sot 43 vjeç, nuk ngurroi ta masakronte Likomentën, të cilin e vrau me thikë, dhe më pas e hodhi në një kazan mbeturinash 300 metra larg shtëpisë, të mbështjellë me çarcaf, siç raportonte në 22 tetor 2015 policia, për ngjarjen në ditën që ndodhi vrasja.

Goditja vdekjeprurëse sipas ekspertizës mjekoligjore, kishte ndodhur me prerje në fyt. Trupi i Likometës atëkohë, u gjet në koshin e plehrave nga dy persona që kishin dalë të mblidhin kanaçe.

Në atë kohë, Skënder Krasniqi u ndalua nga policia dhe më pas u arrestua, pasi pranoi edhe krimin. Policia thotë se sot pas pesë vitesh ka zbardhur të plotë ngjarjen e tetorit 2015.

Ndërkohë që Krasniqi do të dënohet për vrasje me paramendim, dhe policia thotë se ka ndaluar autorin.

Fier

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja e ndodhur më 22.11.2015, në qytetin e Fierit.

Kapet dhe ndalohet autori i vrasjes së 82-vjeçarit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, pas një pune operative dhe hetimore intensive, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 22.11.2015, në Fier, ku është vrarë me mjete të forta prerëse shtetasi N. L., 82 vjeç, banues në Fier.

Pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka vendosur masën “Arrest në burg” për shtetasin S. K., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.newsbomb