Italia njofton masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19, pasi vendi ka regjistuar një numër të lartë të rasteve të reja të infektuara. Kryeministri Giuseppe Conte është shprehur se maska është masa e nevojshme “për të shmangur një bllokim të ri”.
Drejtuesit e rajoneve dhe qytetave italiane pritet të marrin kompetenca për të mbyllur vendet publike pas orës 21:00, ndërsa orari i hapjes së restoranteve dhe madhësia e grupeve të lejuara do të kufizohen, shkruajnë mediat e huaja. Këto masa vijnë pasi Italia regjistroi nivelin e saj më të lartë të infeksionit ditor për të dytën ditë radhazi.
11.705 raste të reja me Covid-19 janë njoftuar dje nga autoritetet shëndetësore në Itali, duke mundur rekordin e mëparshëm, i cili u regjistrua një ditë më parë, të Shtunën, 10.925 persona të infektuar. Italia ishte vendi europian më i goditur që në fillim të pandemisë. Atje janë regjistruar 414,000 raste të konfirmuara me Covid-19, nga të cilët 36,500 persona kanë gjetur vdekjen, raporton newsbomb.al.
“Ne nuk mund të humbasim kohë, ne duhet të vendosim masa për të shmangur një bllokim të përgjithshëm, i cili mund të godas rëndë ekonominë. Qeveria është këtu por të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre.
Masat më efektive mbeten masat paraprake themelore: maska, distanca dhe higjiena e duarve. Duhet t’u kushtojmë vëmendje situatave kur “lehtësojmë” mbrojtjen tonë, me të afërmit dhe miqtë. Në këto situata, kërkohet masa paraprake maksimale”, është shprehur kryeministri italian Giuseppe Conte, raporton newsbomb.al.